Programi i Edukimit ne Menaxhimin e Pesticideve – UBT (PEMP-UBT)


Rreth nesh...
Metoda e kontrollit kimik të dëmtuesve të bimëve bujqësore është një domosdoshmëri e keqe, por do te vazhdoje te ekzistojë krahas tentativave për minimizimin dhe zëvëndësimin e saj me kontrollin e integruar.
Përdorimi i pesticideve në bujqësi përbën një nga investimet themelore në teknologjinë e kultivimit, kurse menaxhimi i integruar dhe kontrolli biologjik i parazitëve,  akoma nuk mund të përmbushin kërkesat e fermerit, dhe kosto e tyre është e lartë.

Perberja e Stafit tone...

Stafi i Departamentit te Mbrojtjes se Bimeve dhe ata qe kane ndihmuar ne realizimet tona

Grupi i Punёs i ngritur nё kuadrin e Grupit Kёrkimor Shkencor Ndёrdepartamentor tё Prof. Jordan MERKURIT, pёr pёrgatitjen e materialeve tё “website” tё PESTICIDEVE :

Magdalena CARA - Departamenti i Mbrojtjes Bimёve, UBT
Fatos HARIZAJ - Departamenti Prodhimit Bimor, UBT
Jordan MERKURI - Departamenti Mbrojtjes Bimёve, UBT
Valdete VORPSI - Departamenti Prodhimit Bimor, UBT
Lindita Tafaj - Pika Fokale e SAICM, Instituti i Shёndetit Publik
Ardian MACI – Departamenti i Agromjedisit dhe Ekologjisё
Ismet BICI - Ministria e Bujqёsisё Ushqimit dhe Mbrojtjes                                sё Konsumatorit
Vjollca VLADI - Instituti i Sigurisё Ushqimore dhe Veterinarisё
Karin HANZE - Konsulente e huaj, specialiste e Pesticideve
KEMI
- Stockholm, Suedi.
Vasil ZAFIRATI – Konsulent i huaj privat - SYNGENTA
Hiqmet Skenderi & Engjell Jazxhi  - Konsulente Private

  
 Pershendetje te Website:

Krijimi i këtij website, të parë në gjuhën shqipe, përbën një mënyrë bashkëkohore për të dhënë informacion të shpejtë e për të shtuar komunikimin midis shumë palëve të interesuara për çështje të rëndësishme, siç janë rritja e prodhimit bujqësor e mbrojtja e bimëve, shtimi i kujdesit për mbrojtjen e fermerëve përdorues dhe të konsumatorëve nga lëndët pesticide, mbrojtja e mjedisit nga këta ndotës që shpesh janë të qëndrueshëm në mediume të ndryshme mjedisore etj. Është një tematikë që shpesh trajtohet në forma e mjete të ndryshme, por shtjellimi i saj me profesionalizëm universitar e në mënyrë tërësore në kuadrin e veprimtarive të një departamenti përbën një kontribut të shënuar e me vlera. Është një punë jo e lehtë, që kërkon përkushtim e profesionalizëm, ndaj autorët e meritojnë gjithë përkrahjen e përgëzimet.
Academician, Prof. Dr. Dhimitër Haxhimihali
Head of Section of Natural and Technical Sciences

Përgezime për website. Është një iniciativë që meriton lavdërime dhe inkurajim. Uroj që website të jetë forum i zhvillimit të debatit shkencor dhe njëherësh një dritare më shumë për informimin dhe sensibilizimin e publikut, për problematikën komplekse që përfshin mbrojtja e bimëve.
Në situatën aktuale mendoj se në fushën e mbrojtjes së bimëve, dhe më konkretisht përdorimit efektiv të pesticideve deri tek manaxhimi i integruar dhe kontrolli biologjik i parazitëve, ka shumë për të bërë, si në rrafshin tekniko-shkencor ashtu dhe divulgativ .
Padyshim çdo hap i hedhur në këtë drejtim, duke filluar nga ky website, do të kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e bimëve, por në një kontekst më të gjerë, në mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi dhe shëndetit të njeriut në veçanti.
Udhë të mbarë dhe sukses në detyrën sa shkencore dhe njerëzore!
Prof.Dr. Lirim Selfo

E drejta për të ditur në fushën e pesticideve lidhet direkt më vetë jetën e njeriut. Një faqe interneti mbi çështjen e pesticideve sot është një dritare mjaft efikase për të komunikuar me publikun, për ta mirë informuar atë, për ta bërë të interesuar, të përfshirë në mbrojtjen ndaj rrezikut të pesticideve. Grupi që e ka hapur një faqe të tille, ka nisur një shërbim të shkëlqyer. Unë do jem një nga bashkëpunëtorët mbështetës dhe kontribuues të kësaj dritareje.
Prof.Dr. Xhemal Mato

Tek website (www.pesticide-al.com) tashmë flitet, përshkruhet, komentohet dhe prezantohet në shqip gjithçka që ka të bëjë me shkencën e bukur dhe tërheqëse të mbrojtjes së bimëve dhe substancat kimike me veprim specifik për bujqësinë, siç janë pesticidet.
Gjithçka e menduar, konceptuar, formatuar dhe afishuar konkretisht në këtë website, është fryt i pastër e kontribut këmbëngulës i një stafi të zgjedhur me konformitet intelektual e profesional, ku gërshetohet organikisht thelbësorja fondamentale dhe praktikja tendencioze për zgjedhje ndër alternativa të ofruara dhe zgjidhje komode të problemeve të shumta të këtij sektori të rëndësishëm.
Jam tërësisht i bindur se në këtë website, të interesuarit që përfaqësojnë disiplinat e trajtuara, specialistë të fushave bashkëpunuese, ekspertë të shkencave mjedisore si dhe përfaqësues të shoqërisë së informimit, do të gjejnë atë që ka munguar deri sot në përqasjen kombëtare me pasqyrimin ndërkombëtar të shkencave të aplikuara.
Prof. Dr. Ilirjan Malollari, Akademik i Asocijuar

Website i parë në gjuhën shqipe për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet (www.pesticide-al.com), edhe pse ka pak kohë që është aktivizuar, përbën një kontribut cilësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe të shpejte me një numër të madh kolegësh që merren me prodhimin bujqësor dhe mbrojtjen e bimëve në vend. Kjo përpjekje është për tu lavdëruar dhe mbështetur nga të gjithë ata që kanë eksperiencë profesionale në këtë fushë, për të punuar së bashku që mbrojtja e bimëve në Shqipëri krahas vëmendjes për efektivitetin e menaxhimit të dëmtuesve dhe sëmundjeve, të shkojë drejt kujdesit më të madh për shëndetin e fermerëve si përdorues të pesticideve, për konsumatorët e mbetjet kimike në prodhimet bujqësore si edhe për ruajtjen mjedisit.
Ju uroj suksese të mëtejshme.
Prof.As.Dr. Arben Myrta, Technical Manager,
Certis Europe B.V., Itali


Unë si specialist në mbrojtjen e bimëve e përshëndes hapjen e kësaj dritareje, tek e cila shumë vizitorë do shohin hapësira të reja që do tu nevojiten në punën e tyre. I uroj suksese iniciatorëve dhe grupeve të ekspertëve që janë angazhuar në përditësimin e saj.
Prof.As.Dr. Enver Isufi